Juventus i kthehet transferimeve
Albeu.com
Zonja e Vjetër dëshiron t’i kthehet sërish tregut për të kërkuar shërbimet e Ever Banegas dhe Christian Ledesmas.
Bardhezinjtë kanë pësuar shumë lëndime në këtë fazë parasezonale, ndërsa goditja e fundit ishte lëndimi i Cristiano Zanettit dhe Marco Marchionnit të cilët do të qëndrojnë jashtë lojë për një muaj.

Juventus tani ka nevojë për zëvendësimin e tyre dhe pritet një rikthim në tregun transferimeve.

“Sportmediaset” njofton se shefi ekzekutiv i Juves, Jean Claude Blanc dhe njeriu që merret me transferime, Alessio Secco, janë duke i përcjellë Banegan e Valencias dhe Ledesman e Lazios.
Shtuar më 12/08/2008, ora 22:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori