Juventus i prish "ëndrrën" Barcelonës për yllin e United
Francezi Paul Pogba ditë më parë u raportua se kishte arritur një marrëveshje për tu transferuar te Barcelona.

Por kjo marrëveshje do të kryhej në Janar për shkak se te United nuk mund ti gjenin zëvendësues në këtë periudhë.

Megjtihatë së fundmi raportohet se është Juventus që kërkon ti prishë planet Barcelonës duke kërkuar rikthimin e Pogbas në Serie A.

Lajmin e ka bërë të ditur, “Tuttosport” ku shkruhet se është drejtori Marota, ai që po përpiqet ta bindë francezin të rikthehet tek Juventusi.

Duke parë këtë ofertë, Pogba mesa duket ka hequr dorë nga një kalim i mundshëm tek Barcelona, dhe një takim tjetër me lojtarin, në dy ndeshjet që do të luhen në fazën e grupeve në Champions mes dy ekipeve, mund të jetë vendimtar për të ardhmen e 25-vjeçarit. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori