Juventus i sigurtë drejt titullit (VIDEO)
Kampioni aktual i Italisë, Juventus, ka shënuar një fitore të rëndësishme në derbin e javës në Serie A kundër Milanit të zhvilluar në Torino.

Ndërsa të gjithë prisnim një derbi të vërtetë, loja u karakterizua për "stilin italian" të futbollit, pak aksione, mbrojtje shumë të forta dhe mesfusha të baraspeshuara.

Por në këtë lojë të barazpeshuar, dominimi i lehtë i Juventusit në lojë u reflektuar edhe në rezultat.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga penalltia përmes Arturo Vidal më minutën e 57-të.

Përpjekjet e Milanit për të barazuar si dhe ato të Juventusit për të thelluar epërsinë mbetën pa rezultat deri në fund të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Juventus është vetëm dy fitore larg sigurimit të titullit. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2013, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori