Juventus i tregon derën yllit të skuadrës
E ardhmja e mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro është ende e paqartë. Kontrata e tij përfundon në vitin 2020 dhe palët nuk kanë gjetur akordin për rinovimin e saj pasi Sandro kërkon pesë milionë euro neto ndërkohë që drejtuesit e bardhezinjve nuk ofrojnë më shumë se 3.8 plus bonuse.

Kjo ka bërë që skuadrat e tjera të kërkojnë të bëjnë surprizën. Pas Psg, Manchester United dhe Chelsea së fundmi në skenë ka dalë edhe skuadra e Manchester City. Qytetarët pritet të bëjnë ofertë nga dita në ditë për mbrojtësin brazilian. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori