Juventus i "vjedh" një tjetër talent PSG-së
Nanitamo Jonathan Ikone do të jetë një lojtar i Juventus-it. Bardhezinjtë kanë arritur të sigurojnë me kosto zero mesfushorin 18-vjeçar të Paris Saint-Germain, klub me të cilin nuk kishte rinovuar koma kontratën.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, Ikone ka nënshkruar një kontratë me Juventus për tre sezoni. Bardhezinjtë shpresojnë të përsërisin operacionin e dy viteve më parë me Kingsley Coman, që është marrë pikërisht nga PSG me parametra zero dhe është shitur më pas te Bayern për një shifër prej 28 milionë eurosh.

Shtuar më 02/06/2016, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori