Juventus interesohet për dy lojtarët e Manchester United
Juventusi po interesohet shumë për dy lojtarët e Manchester United Anthony Martial dhe Matteo Darmian.

Siç raporton "Daily Mirror" zyrtarët e Juventusit po rrisin interesimin e tyre për talentin francez, Martial që kur u takuan me përfaqësuet e tij në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur në UEFA Champions League.

United e vlerëson atë rreth 60 milionë paund, pasi minutazhi tek "Djajtë e Kuq" nuk është i sigurt që nga ardhja e Alexis Sanchez, dhe vetë lojtari kërkon të largohet nga Manchesteri.

Martial nuk mund të jetë i vetmi lojtar që do të shkojë në Torino këtë verë, ndërsa raportet se liderit e Serie A janë të gatshëm të ofrojnë edhe 10 milionë euro për mbrojtësin italian, Matteo Darmian.

Marrëveshja e të dy lojtarëve mund të jetë rreth 80 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori