Juventus interesohet për mbrojtësin e Chelseat
Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e Chelseat, Emerson Palmieri.

Calciomercato shkruan sot se bardhezinjtë dëshirojnë të nënshkruajnë me ish mbrojtësin e AS Romas si konkurrent për Alex Sandron, i cili shkroi një marrëveshje të re në fillim të këtij sezoni.

Braziliani kaloi në Chelsea një vit më parë, por transferimi nuk ka shkuar siç ishte planifikuar për shkak të formës së jashtëzakonshme të Marcos Alonso.

Si i tillë, braziliani është i hapur për t’u kthyer në Itali gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Dhe është sugjeruar nëse londinezët do ta shesin, ata do të lëvizin për lojtarin e skuadrës së Sassuolos, Rogerio. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori