Juventus ka gati 4 blerje në verë
Vazhdon strategjia e Juventusit për të ndërtuar një skuadër të madhe në të ardhmen. Drejtuesit bardhezi po shohin mundësinë për të rrëmbyer talentet më të mirë në qarkullim në kampionatin italian.

Rugani është një garanci e madhe në mbrojtje duke parë që reparti difensiv është disi i plakur. Juventusi kërkon së pari rikthimin e Nicoala Lealit i dhënë këtë sezon në huazim te Frosinone.

Në mesfushë po shihet mundësia e afrimit të Stefano Sensit, luan në rolin e regjisorit dhe ndiqet nga gjysma e skuadrave në Itali. Ndryshe mund të flitet për Ro lando Mandrogarën, i cili është i huazuar këtë sezon te Pescara nga Genoa, por në vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e Juvenutsit, raporton Albeu.

Kampionët e Italisë kanë paguar 7 milionë për ta blerë. Në repartin e avancuar dëshira e madhe është Domenico Berardi. Një lojtar me klas, i cili mund të afrohet te bardhezinjtë, që kanë gjysmën e kartonit të tij./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2016, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori