Juventus ka rënë dakord për ti ofruar një kontratë pesë vjeçare futbollistit
Emre Can, i cili do të kalojë në Torino pas finales se Champions Leagues ndaj Real Madridit.
Can do të kompletojë transferin nga
Liverpool në
Juventus pasi i skadon kontrata në "Anfield Road" këtë verë.
Gjermani i është ofruar konratë e re edhe nga
Liverpool por ata kanë refuzuar që të përfshinë klauzolë lirimi në
kontratën e tij personale.
Siç raporton "The Guardian", largim i Can është duke u bërë realitet dhe se ai do të largohet në fund të qershorit si lojtar i lirë nga
Liverpool.
Zonja e Vjetër pritet ta paguaj 5 milionë euro në sezon 24-vjeçarin. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018,
ora 20:15