Juventus ka gati ofertën e re për Icardin
Juventusi po bëhet gati të bëjë një ofertë të re për sulmuesin argjentinas të Interit të huazuar te Paris Saint-Germain, Mauro Icardin.

Icardi ka qenë i përfolur për një transferim te Juventusi që para transferimit në formë huazimi në Paris në ditën e fundit të afatit të merkatos së verës së vitit 2019.

“Calcio Mercato” raporton se bardhezinjtë janë hedhur sërish në aksion për të siguruar shërbimet e Icardit, edhe pse do t’u duhet të shpenzojnë rreth 100 milionë euro për ta transferuar në Torino.

Icardi ka shfaqur formë të mirë me klubin francez gjatë këtij sezoni, duke kontribuar me 20 gola dhe katër asiste në 31 ndeshjet e zhvilluara me PSG-në në Ligue 1, Ligën e Kampionëve, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës franceze.
Shtuar më 06/03/2020, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori