Juventus ka një problem tek marrveshja me pasuesin e Buffonit
Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny mbetet një objektiv i Juventusin. Italianët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga ndjekja e tij për të që të jetë ai zëvendësuesi i Gianluigi Buffon.

Kampionët e Serie A thuhet se janë gati të rrisin ofertën e tyre për portierin polak nga 4.4 milionë paund (5 milion euro) që u refuzua nga Gunners.

La Gazzetta dello Sport është duke thënë se Juventusi është i gatshëm të rrisë ofertën e tyre në 7-8 milionë euro për portierin e Romës, përcjell Albeu.com.

Kontrata e Szczesny mbaron në qershor 2018, por përkundër kohës së shkurtër, Gunners duan më shumë se 13 milionë paund. Kjo shikohet si pengesa e vetme për të arritur tek marrveshja. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori