Juventus, kampione e Italisë (VIDEO)
Skuadra e Juventusit e ka kryer me sukses misionin e saj duke fituar titullin kampion të Seria A. Edhe pse fitorja e këtij titulli ishte zyrtarizuar javën e kaluar djemtë e Contes kanë arritur ta mbyllin me sukses sezonin duke mundur skuadrën e Atalantës në rezultat 3-1.


Golat u shënuan nga Marrone në minutën e 10-të, nga kapiteni i skuadrës Del Piero dhe nga një 11-metërsh i realizuar nga Barzagli. Ndërsa ishte Lichtsteinter i cili ka shënuar një autogol. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2012, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori