Juventus kërkon Lukas Podolskin
Pëlqej
Pasi zgjati kontratën deri në vitin 2019 me mesfushorit Paul Pogba, Juventusi është hedhur në sulm për të afruar një sulmues gjatë kësaj merkatoje. Gjatë ditës së premte drejtuesit torinezë kanë shqyrtuar mundësinë e afrimit të 30 vjeçarit gjerman, Lukas Podolski, i cili aktualisht është pjesë e klubit të Arsenal, por e ka pasur të vështirë të sigurojë vend titullari te topçinjtë dhe po studion mundësinë e largimit.

Kampioni i Botës me Gjermaninë , duke se ka parakaluar meksikanin e Manchetster Unitet Chicharito Hernandez për një transferim të mundshëm në Itali. Drejtori i përgjithshëm i ekipit, Giuseppe Marotta tha se, "dëshira e Allegrit është afrimi i një sulmuesi të dytë, por ai nuk do të jetë Lavezzi", tha ai.

Kontrata e Podolskit me Arsenalin përfundon në vitin 2016 dhe aktualisht kartoni i tij vlerësohet me rreth 15 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori