Juventus kërkon me çdo kusht nënshkrimin me yllin e Seria A
Juventus kërkon të sjellë me çdo kusht në Torino sulmuesin 21-vjeçar Federico Chiesa, që luan me Fiorentina në Serinë A. Për bardhezinjtë nuk ka për të qenë aspak e lehtë, duke qenë se konkurrenca është e madhe. Duke nisur nga Inter e Milan dhe deri te skuadrat jashtë Italisë, si Manchester City.

Gjithsesi, Juventusi ka një plan të qartë për të marrë sulmuesin e destinuar për t’u bërë një idhull në Itali. Fiorentina kërkon të paktën 70 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, shumë të cilën Juventusi kërkon ta zbusë. Për këtë arsye, bardhezinjtë kërkojnë të fusin në marrëveshje edhe Pjaca, që do të transferohej në Firence dhe do të ulte disi koston e këtij operacioni.

Juventusi kërkon t’i përdorë paratë për të sjellë një tjetër talent, Milinkovic-Savic, që luan me Lazio, duke synuar kështu një rinovim të skuadrës me kampionë të ardhshëm. Bardhezinjtë kërkojnë që mes veteranëve Ronaldo e Mandzukic të kenë edhe një sulmues të ri si Chiesa, që do të jetë e ardhmja e futbollit italian. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori