Juventus kërkon shërbimet e mesfushorit të Arsenalit
Pëlqej
Juventusi po monitoron mesfushorin anglezArsenalit, Jack Wilshere, me qëllim që të nënshkruajë me të si një transferim free.

Lojtari anglez do të jetë një futbollist i lirë në fund të sezonit dhe aktualisht nuk ka patur kontaktet për të rinovuar kontratën me “Topçinjtë”.

Bardhezinjtë po kërkojnë të nënshkruajnë me mesfushorin e Liverpool-it, Emre Can dhe flitet, se janë shumë afër marrëveshjes.

Siç raportojnë “Tuttosport” bëjnë me dije, se ata po monitorojnë gjithashtu edhe Wilshere. Nga ana tjetër, 26-vjeçari ndiqet edhe nga Milani. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori