Juventus kërkon të transferojë ish-mesfushorin e Realit
Kritikat që ka marrë James Rodriguez për performancat e tij në këtë sezon te Bayerni i Munichut nuk e kanë ulur interesimin e klubeve të mëdha për të. Juventusi është një nga skuadrat që dëshiron ta ketë kolumbianin në skuadër.

Zonja e Vjetër po planifikon transferimin e James Rodriguezit gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të ardhshëm. Drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 70 milionë euro.

Për realizimin e këtij transferimi, Juventusi do ta ketë mbështetjen e Cristiano Ronaldos, i cili kishte qenë bashkëlojtar në Real Madrid me kolumbianin, para se të largohej për në Juventus.
Shtuar më 17/10/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori