Juventus kërkon t'i rrëmbejë Bayernit mbrojtësin austriak
Juventus është vënë seriozisht në ndjeke të një prej mbrojtësit më të mirë në Bundesligë. Bëhet fjalë për lojtarin që përfaqëson Kombëtaren e Austrisë, David Alaba i Bayern Munich.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se ekipi bardhezi ka paraqitur një ofertë prej 65 milionë euro në “dyert” e ekipit bavarez për 26-vjeçarin.

Austriaku ka një kontratë me ekipin e Niko Kovaç deri në vitin 2023, por ai është shumë i tunduar për të luajtur në kampionatin italian.

Vështirë që Bayern Munich do të heqë dorë nga Alaba, pasi më parë ka refuzuar shuma marramendëse nga ekipi i Real Madrid për mbrojtësin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori