Juventus kërkon yllin e Lyon-it, francezët duan 50 milion euro
Ferland Mendy është objektivi kryesor i Juventusit për sezonin e ardhshëm.


Është menaxheri i mbrojtësit francez, i cili siguron se kampionët e Italisë kanë biseduar për transferimin e 23-vjeçarit nga Lyoni këtë verë.

Yvan Le Mee pohoi se pas sezonit fantastik që ka zhvilluar Mendy, janë rritur pretendentët për shërbimet e lojtarit dhe se presidenti Aulas nuk ka ndërmend të pranojë oferta nën 50 milionë euro.

Sipas tij, Mendy do të bëjë zgjedhjen më të mirë teknike, për projektin më të mirë, duke siguruar se paratë nuk do të jenë vendimtare për mbrojtësin e talentuar. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori