Juventus kundër Veronas me një fanellë speciale (FOTO LAJM)

Juventus do të kthehet rozë për një ndeshje.

Skuadra e Pirlo-s do të veshë kundër Verona-s fanellën e katërt, që është ideuar nga Pharell Williams.

47-vjeçari ka marrë pjesë edhe në disa filma dhe ka fituar 13 Grammy Award në karrierën e tij. Në të kaluarën ka punuar me artistë të famës botërore si Maddona dhe Beyonce dhe është bashkëthemelues i dy linjave të modës.

Fanella me dizajnin e Willimas sjell në mendje uniformën e dytë me ngjyrë rozë të sezonit 2015/16.

Shtuar më 22/10/2020, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori