Juventus marrveshje me Barcelonën? Këta dy lojtarë janë shkaku
Juventusi ka bërë kompromis me Barcelonën që të tërheqë interesimin për Matthijs de Ligt – bën të ditur AS.

Zonja e Vjetër është ndër klubet e interesuara për shërbimet mesfushorit të talentuar të Ajaxit, për të cilin konkurron pikërisht me Blaugranët.

Mirëpo, Juve është pajtuar që të tërhiqet duke e lejuar Barcën që ta transferojë futbollistin 19-vjeçar.

Në ndërkohë, për këtë kompromis, Samuel Umtiti pritet ta vazhdojë karrierën te kampioni i Serie A.

Bianconerët duan ta përforcojnë mbrojtjen në edicionet e ardhshme, ashtu që 25-vjeçari është një prej shënjestrave kryesore.
Shtuar më 15/04/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori