Juventusi është duke kaluar një moment jo të mirë pasi skuadra e Mauricio Sarrit nuk po arrin të bind në lojë dhe rezultate.
Bardhezinjtë janë përfshirë nga një valë dëmtimesh. Në një komunikatë për media, klubi italian tregon se testet mjekësore konfirmojnë një problem në ligamentet e gjurit të majtë të Sami Khediras.
Mesfushori gjerman do të
operohet të mërkurën nga profesori Ulrich Boenisch në
Augsburg. 32-vjeçari ka zhvilluar 17
paraqitje për Juventusin këtë sezon duke luajtur në disa pozicione në repartin e mesfushës.
Khedira ka rezultuar shpesh herë përcaktues me gola vendimtar me fanellën e Juves.
Shtuar më 03/12/2019,
ora 18:43