Juventus më afër titullit (VIDEO)
Bonucci (Juventus)
Ka përfunduar derbi i javës në Serie A mes Juventusit dhe Napolit me rezultat 3-0 për torinezët. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura, me pak raste për shënim nga të dyja skuadrat.

Pjesa e dytë nis furishëm për Juventinët ku në minutën e 53-të vjen goli nga Bonucci.

Pas pësimit të golit Napolitanët mundohen të reagojnë por pa rezultat.

Në të 75-n Arturo Vidal ka shënuar një gol të bukur duke i shuar shpresat për Napolin. Triplietën e ka plotësuar Quagliarella në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Juventus ka hapur luftën për titull duke ju afruar dy pikë kryesuesve të Milan të cilët barazuan të shtunën me Catanian. /albeu.com/


Shikoni golat:





Shtuar më 01/04/2012, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori