Juventus mendon rikthimin, Buffon vendos kushtet e çuditshme
Një kontratë e veçantë për Gianluigi Buffon. Portieri italian është një hap larg kthimit në Juventus, pas një sezoni në Paris Saint-Germain dhe në marrëveshjen e re me klubin e Juventusit ai shtoi dy klauzola të veçanta.

Siç raportohet nga "Republika", në kontratë që do të nënshkruhet nga Buffon do të duhet të luajë të paktën 8 ndeshje në kampionat, numër që do i garantojë tejkalimin e rekordin e pjesëmarrjes në Serie A, i cili mbahet nga Paolo Maldini.

Përveç kësaj do të ketë 2 ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve. Nga kjo marrëveshje, Buffon do të përfitojë një pagë prej 2 milionë euro për vetëm 10 prezenca me bardhezinjtë. Çmenduri, por për një portier me cilësitë e Buffon ia vlen.
Shtuar më 02/07/2019, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori