Juventus merr kushte nga Chelsea, Reali rri e pret
Chelsea raportohet se ka bërë një tentim në lidhje me mbrojtësin e krahut të Real Madrid Danilo.

Blutë janë në kërkim për të forcuar skuadrën e tyre dhe për t'i dhënë më shumë opsione, gjatë një sezoni ku Chelsea do ta shikojë përsëri vetën në Ligën e Kampionëve. Braziliani mund të jetë i hapur për një lëvizje pasi konkurenca në Bernabeu po i shkurton minutat në prag të kupës së botës, përcjell Albeu.com.

Gjithashtu Juventus është i interesuar për 25-vjeçarin dhe janë duke u përpjekur për të shmangur Blutë për të mbajtur dhe Alex Sandro njëkohësisht. I këti mendimi nuk është Chelsea i cili do të tentojë Danilon pasi po dështon të arrijë tek Alex Sandro i Juventusit. E vetmja mënyrë që Danilo të përfundojë në Itali është lejmi i transferimit të Sandros në Angli. Në të kundërt Danilo udhëton drejt Londrës. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori