Juventus merr lajmin e shkëlqyer, ja kur rikthehet Dybala
Paulo Dybala ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje.

Ylli argjentinas, i cili ka qenë në infermieri për më shumë se një muaj, po stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, duke kompletuar kthimin në grup.

Në fillim të gushtit ekzaminimet mjekësore treguan se Dybala kishte një zgjatim të muskulit “rectus femoris” të kofshës së majtë.

Dybala e la fushën i pamundur gjatë natës së mallkuar në “Allianz Stadium”, në të cilën Juventusi u përshëndet me Champions-in, i eliminuar nga OL në ndeshjen e dytë të 1/8 finale.
Shtuar më 23/09/2020, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori