Juventus merr Pogba, në Spanjë zbulojnë detajet e operacionit
Paul Pogba vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos.

Manchester United ka ushtruar të drejtën për zgjatjen e kontratës së francezit deri në vitin 2022, por e ardhmja e kampionit të botës mbetet në dyshim.

Sipas todofichajes.com, Djajtë e Kuq nuk kanë ndërmend ta rinovojnë kontratën e mesfushorit dhe duan ta shesin në janar për të përfituar shumë më të madhe të mundur.

Për të, siç dihet, interesohet shumë ish-skuadra e tij Juventus, por edhe PSG, ndërsa Real Madrid duket se ka hequr dorë nga 27-vjeçari.

Kështu, rruga mund të jetë e hapur për bardhezinjtë, me Pogba që do të kthehej në Torino për ta paktën 60 milionë euro.
Shtuar më 02/11/2020, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori