Juventus-Milan, formacionet e mundeshme
Trajneri i Zonjës së Vjetër, Conte e ka luksin e zgjedhjes nga një skuadër në thelb plotësisht të aftë për përplasjen e të dielës kundrejt ekipit kampion aktual të Seria A, Milanit.

Vincenzo Iaquinta është i vetmi lojtar që nuk do të jetë në gjendje të inkuadrohet. Andrea Barzagli mori pjesë në seancën e fundit të trajnimit dhe duket që së bashku me Giorgio Chiellinin do të jenë në qendër të mbrojtjes.

Zlatan Ibrahimovic është kthyer për nga lëndimi dhe ka luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen dhe do të fillojë si titullar në partneritet me Antonio Cassanon.

Massimiliano Allegri është në vështirësi, pasi që ka një bollëk të lojtarëve të lënduar, Philippe Mexes, Kevin-Prince Boateng, Robinho, Gennaro Gattuso, Massimo Ambrosini dhe Alexandre Pato të gjithë janë të lënduar.

Juventus është i pamposhtur në stadiumin e ri, dhe deri më tani ka shënuar pesë gola, ndërkohë që ka pësuar vetëm dy gola.

Formacionet e mundshme:

Juventusit, (4-2-4): Bufon; Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, De Ceglie; Marchisio, Pirlo; Krasic, Vuçiniq, Matri, Pepe.

Milanit, (4-3-1-2): Abbiati; Abate, Nesta, Silva, Antonini; Nocerino, Bomel, Seedof; Aquilani; Ibrahimoviç, Cassano. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori