Juventus-Milan, rivalitet historik
Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero mezi pret përballjen me Milanin të dielën. Ikona e Zonjës së Vjetër ka veçuar rivalitetin me kuqezinjtë si atë kryesorin që e ka përshkuar karrierën e tij të deritashme me ekipin torinez.

"Ka shumë rivalitete që kanë shënuar dhe vazhdojnë të shënojnë karrierën time në Juventus, disa janë më të rëndësishme se tjerat, disa më tradicionale, por si beteja për kreun e tabelës, ndeshjet me Milanit nuk kanë zëvendësim", tha Del Piero.

"Në vitin tim të parë në Juventus më 1993-94, kuqezinjtë bënë hap të madh drejt Scudettos duke na mposhtur në Stadio Delle Alpi".

"Një vit më vonë, ne përfunduam dominimin e tyre me fitore në udhëtim, që na bindi se mund të fitojmë titullin. Prej atëherë gjithmonë ka qenë kështu, një ndeshje që përcakton garën për titull në Itali dhe në Evropë", shtoi ai.

Juventus është aktualisht lider në Serie A me 8 pikë nga katër ndeshje. "Sezoni sapo ka filluar, por jam i sigurt se do të gjejmë atmosferë të një kryendeshjeje për kreun e tabelës në këtë Juventus-Milan të dielën".

"Do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e të dyja skuadrave, edhe pse është ende herët për të qenë vendimtar. Jam i elektrizuar kur mendoj atmosferën që do të krijohet në Juventus Stadium", përfundoi Del Piero. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori