Juventus mund Del Pieron 3-2 (VIDEO)
Pëlqej
Një gol i Pepe në minutat shtesë i dha fitoren Juventusit në miqësoren kundër A-League All Star, pjesë e së cilës ishte edhe ish kapiteni bardhezi Alex Del Piero.

Në Sydney, përballë 60 mijë tifozëve, skuadra e Allegrit fitoi 3-2. Golin e parë e shënuan të zotët e shtëpisë që në minutën e 9 me anë të Carrusca, ndërsa pjesa e dytë nisi me golin e Llorentes për të vijuar më pas edhe me tre gola të tjera.


Del Piero qëndroi në fushë për 63 minuta, ndërsa pjesë e ekipit më të mirë australian ishte edhe Besart Berisha. /albeu.com/

Golat: 9' Carrusca, 59' Llorente, 77' Juriç, 88' Pogba, 93' Pepe
Shtuar më 10/08/2014, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori