Juventus-Napoli, formacionet e mundshme
Sonte në orën 14:00 luhet në Pekin finalja e Superkupës së Italisë mes Juventus dhe Napolit, ndeshja e parë e këtij sezoni në futbollin apenin. Të dy ekipet do të përballen edhe për një tjetër trofe pas finales së Kupës së Italisë në Olimpico ku triumfuan napolitanët.


Kampionët në fuqi janë më të favorizuar por penalizimi i trajnerit Antonio Conte mund të ndikojë negativisht te bardhezinjtë, të cilët do të drejtohen nga ndihmësi Carrerra, ndëra të besuarit e Walter Mazzarri janë më të qetë dhe janë shprehur të etur për fitimin e trofeut. /albeu.com/

Ja formacionet e mundshme:

Juventus (3-5-2) : Buffon; Barzagli, Bonucci, Lucio; Lichtsteiner, Vidal, Pirlo, Marchisio, De Ceglie; Matri, Vucinic. Tr. Carrera


Napoli (3-5-1-1): De Sanctis; Campagnaro, Cannavaro, Britos; Maggio, Behrami, Inler, Hamsik, Zuniga; Pandev; Cavani. All. Mazzarri

Arbitër: Mazzoleni
Asistentë: Faverani-Stefani.
Gjyqtar i katërt: Bergonzi.
Arbitra pas porte: Rizzoli-Tagliavento.
Shtuar më 11/08/2012, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori