Juventus - Napoli mbetet në pikëpyetje, skuadra e Gattusos nuk udhëton as sot drejt Torinos
Juventus-Napoli është shndërruar në një çështje shtetërore në Itali, me napolitanët nuk kanë udhëtuar drejt
Torinos për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, pasi kështu janē
urdhëruar nga
Zyra Shëndetësore Rajonale.
Vendimi i kësaj të fundit erdhi menjëherë pasi dy futbollistët e Napolit, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas rezultuan të prekur nga koronavirusi, ndaj pjesa tjetër e lojtarëve janë
urdhëruar të vendosen në karantinë në banesat e tyre.
Liga e Serisë A doli mbrëmë vonë me një deklaratë, ku tha se ndeshja nuk do të shtyhet, ndërsa klubi i Juventusit ndoqi të njējtën linjë, pasi deklaroi se do të zbresë në fushë, por as këto nuk e bindën De Laurentiisin të nisë skuadrën drejt
Torinos.
Kjo pasi bosi napolitan mbahet fort pas urdhrit të autoriteteve
shëndetësore dhe është i bindur qē edhe po e humbi ndeshjen në tavolinë, do ta rrëzojë vendimin në komisionet apeluese.
Protokolli parashikon që në izolim të vendosen vetëm lojtarët e prekur nga koronavirusi dhe të tjerëve u lejohet të shkojnë në stërvitje e ndeshje, por
Zyra Shëndetësore Rajonale doli kundër këtii rregulli dhe theksoi se i takon asaj të kujdeset për shëndetin e napolitanëve.
Ndërkohë së fundi sekretari i Federatës Italiane të Futbollit, Lo Monaco deklaroi se gjithçka po shkon drejt shtyrjes së ndeshjes, vendim ky që pritet të komunikohet në orët e ardhshme nga
Liga e Serisë A.
Shtuar më 04/10/2020,
ora 11:33