Juventus ndryshon fytyrë, zbulon uniformat më të shëmtuara në histori (FOTO LAJM)

Klubi i Juventusit ka projektuar fanellën e sezonit të ardhshëm. Në fakt, "Zonja e Vjetër" është gjithnjë në kërkim të risive dhe kjo u pa edhe në momentin kur skuadra ndërroi stemën tradicionale.

Diçka që në atë kohë ndau tifozët ndërsa një pjesë e madhe e tyre nuk e përkrahën vendimin e shoqërisë, megjithatë këto janë vendime që ndërmerren për marketing.

Kjo sërish ka krijuar një përçarje të madhe të tifozëve që kërkojnë që bluzat të mos humbi identitetin. Fanella e këtij sezoni është projektuar të jetë pa vija dhe të ketë vetëm një pjesë të bardhë e një të zezë, ndërkohë që në mes bie në sy një vijë rozë.

Bluzat janë veshur ditën e djeshme për herë të parë, ndërsa me to pozuan Bernadeski dhe Paulo Dibala.

Gjithsesi pavarësisht kontestimeve, klubi së bashku me Adidas e kanë vendosur fanellën e re dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim planesh.
Shtuar më 24/04/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori