Juventus në alarm para ndeshjes me Atletico Madrid
Nuk është një moment i mirë për Juventusin në lidhje me dëmtimet që kanë prekur skuadrën.

Fillimisht bardhezinjtë humbën kapitenin Giorgio Chiellini, i cili do të mungojë për pesë deri në gjashtë muaj pas dëmtimit të ligamenteve, ndërsa në sfidën e fundjavës ndaj Fiorentinës në kampionat, lanë fushën para kohe tre titullarë të trajnerit Sarri si, Douglas Costa, Pjanic dhe Danilo.

Nëse braziliani është jashtë sfidës së parë në Champions League ndaj Atletico Madrid, në dyshim mbetet prezenca e Pjanic dhe Danilo.

Ndërkohë, në infermieri është edhe Matia De Shiljo, teksa së fundmi një goditje në kofshë nga ndeshja me Fiorentinën, i ka shfaqur probleme sulmuesit Gonzalo Higuain.

Argjentinasi është një tjetër dyshim për premierën europiane, ndërsa Sarri është në alarm.

Në këto kushte, ai që do të përfitojë është Dybala, i cili në këtë sezon ka pasur një minutazh me pikatore.
Shtuar më 16/09/2019, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori