Juventus në ankth, Khedira rrezikon pezullim
Sami Khedira rrezikon pezullimin pas fjalëve të ashpra ndaj Aarbitrit Rochi. Mesfushori gjerman, i cili u ndëshkua me karton të kuq në fund të sfidës derbi me Torinon, mund të pezullohet me dy ndeshje pasi e cilësoi gjyqtarin e ndeshjes si “budalla”, ndërkohë që përpara këtij epiteti ai përdori një shprehje më fyese në gjuhën angleze.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Tuttosport”, ky ndëshkim i mundshëm i Khedirës do t'i hapë jo pak probleme trajnerit të kampionëve të Italisë, Massimiliano Allegrit, i cili po përballet edhe me mungesa të tjera për shkak skualifikimesh dhe dëmtimesh.

Megjithatë, te bardhezinjtë shpresohet shumë te një lloj mëshire e Gjykatësit Sportiv në Serinë A, për ta lënë në vetëm 1 ndeshje pezullim dënimin e Khedirës, duke marrë parasysh se për gjermanin ky është skualifikimi i parë në këtë sezon.
Shtuar më 21/03/2016, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori