Juventus në kërkim të rekordeve
Juventus
Juventus në kërkim të rekordeve. Ndeshja e "Marassit" sonte në mbremje do të jetë thjesht e fundit e një sezoni të gjatë ku bardhezinjtë kanë dominuar në të gjitha aspektet duke shkelur me këmbë gjithë rivalët, por ndaj ekipit të Delio Rossit, trajneri kampion Antonio Conte ka mundësinë e artë për të shkruar edhe historinë.

Në rast fitoreje kundër ekipit ligur, bardhezinjtë do të barazojnë rekordin e fitoreve ndaj të 19 kundërshtarëve në Serie A, arritje që për herë të parë bardhezinjtë e kanë regjistruar në vitin e largët 1931. Por për t’u rikthyer në vitin 2013, takimi i mbrëmjes në "Marassi" do të jetë një mundësi e artë edhe për lojtarët që kanë më pak minuta në këmbët e tyre, pasi ata duhet të tregojnë që janë të denjë për të qëndruar në urdhrat e Antonio Contes që mendon të bëjë një mini-revolucion për të ndërtuar një ekip të denjë edhe për arenën evropiane.

Risia më e madhe është aktivizimi titullar i danezit Nicklas Bendtner, i cili do të luajë në sulm përkrah Alessandro Matrit, ndërsa Pirlo rikthehet në mesfushë pas skualifikimit. Më shumë hapësirë planifikohet edhe për Padoin, ndërsa Isla e De Deglie do të mbylojnë krahët e skuadrës.

Në kampin kundërshtar, mungesat më të mëdha janë ato të Costas e Krsticic, ndërsa Gastaldello rikthehet në qendër të treshes defensive.

Të gjthë proxhektoprët drejtohen nga Genoa, kampionët e Italisë japin leksionin e fundit në një kampionat ku nuk pati rivalë, le të mbajmë shënimet dhe të reflektojmë për të këtë skuadër që diti të ngrihej nga hiri i vet për të hapur një tjetër kapitull. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori