Juventus ngelet duarbosh, Barcelona arrin akordin me kapitenin e Ajaxit
Lajmet e fundit mbi të ardhmen e Matthijs de Ligt vijnë nga Spanja.

Sipas "Radio Catalunya", Barcelona ka arritur akordin praktikisht me mbrojtësin e Ajaxit për një shifër prej rreth 70 milionë euro, shkruan Albeu.com.

De Light ishte një nga më të kërkuarit në merkato. Ai është vetëm 19 vjec dhe mban shiritin e kapitenit tek Ajax.

Holandezi në fakt ishte pranë Juventusit kur pak kohë më parë deklaroi në një intervistë se idhulli i tij ishte Cristiano Ronaldo dhe mediat aluduan se ai ishte pranë Zonjë së Vjetër.

Megjithatë Barcelona është tregaur me shkathët duke parë dhe mardhënjet e mira që ka me klubin Holandez që pas blerjes të Frenkie de Jong për shifrën e 85 milion eurove. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori