Juventus nis ofertën zyrtare për Politanon
Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi ka nisur një ofertë prej 25 milionë eurosh për Matteo Politanon e Sassuolos. Lëndimi i Juan Cuadrados do të thotë se bardhezinjtë duan të nënshkruajnë një tjetër lojtar krahu.

Sipas të përditshmes italiane, më shumë bisedime do të bëhen midis dy klubeve në lidhje me një marrëveshje të mundshme.

Edhe pse problemi i Cuadrados ende nuk dihet, Juventusi nuk po merr ndonjë rrezik dhe po planifikon për skenarin më të keq.

Dje, drejtuesi i Sassuolos, Giovanni Carnevali pranoi se Politano kishte shprehur dëshirën për të lënë klubin Neroverdi, por Napoli ishte në ‘pole position’ për të siguruar nënshkrimin e tij./albeu.com/

Shtuar më 28/01/2018, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori