Juventus nuk di të ndalet (VIDEO)
Juventus vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës së Serie A me 43 pikë pas fitores së të dielës mbrëma kundër Napolit me rezultat 3-1.

Të parët kanë shënuar juventinët, përmes Paul Pogba me golin e minutës së 29-të, i cili ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Miguel Britos barazoi rezultatit në minutën e 64-të, 1-1.

Pesë minuta më vonë, Martin Caceres kalon sërish në epërsi Juventusin ndërsa në minutën e 90-të, Arturo Vidal i vuri vulën fitores së Juventusit, 3-1.

Pas kësaj fitore, Juventus vazhdon të kryesorë tabelën me 43 pikë, para Romës e cila ka 40, Lazio 31 dhe Napoli 30. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori