"Juventus nuk e fiton kurrë Championsin, sa të ketë në portë Buffonin"
Pëlqej
Ish-futbollisti gjerman, Mario Basler, ka kritikuar Gianluigi Buffonin pasi ai dështoi ta ndalte një gjuajtje të lirë nga Christian Eriksen duke i mundësuar Tottenham Hotspurit që ta barazonte rezultatin 2-2.

Anësori i dikurshëm i Bayern Munichut dhe Gjermanisë të gjitha kritikat i drejtoi kah kapiteni i bardhezinjve duke thënë se sa të jetë ai Juventus nuk fiton kurrë Champions League.

“Gigi ka qenë një portier i jashtëzakonshëm, mirëpo nganjëherë e gabojmë kohën e duhur për t’u pensionuar”.

“Atij i ka humbur momenti i pensionimit, unë hoqa dorë në moshë 33 vjeçare. Klubi dhe trajneri duhet t’i thonë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund”.

“Ndoshta ka shumë dëshirë ta fitojë Ligën e Kampionëve, por ai nuk është më portier i nivelit ndërkombëtar dhe Juventusi nuk do të jetë në gjendje ta fitojë trofeun me të”, ka deklaruar Basler./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori