Juventus nuk e grumbulloi për ndeshjen e sotme, mbrojtësi pritet të largohet (FOTO LAJM)

Tek Juventus nuk ka më vend për mbrojtësin italian Daniele Rugani.

25 vjeçari nuk është grumbulluar për ndeshjen e parë në Serie-A kundër Parmës, dhe ky detaj lë të kuptohet se Rugani nuk bën më pjesë në ekipin e Maurizio Sarrit.

Destinacioni i mundshëm për Danielen është Roma, pasi këta të fundit kanë shfaqur interes konkret për ta pasur lojtarin në skuadrën e tyre.

Verdhekuqtë po përpiqen të plotësojnë çmimin prej 30 milionë eurosh, që bardhezinjtë kërkojnë për ta lënë të lirë mbrojtësin.

Edhe për Ruganin do të ishte një mundësi e mirë transferimi në kryeqytetin italian, duke ditur që në verën e 2020-ës është Europiani, dhe dëshiron të jetë me kombëtaren e tij.
Shtuar më 24/08/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori