Sipas asaj që raporton në numrin e djeshëm gazeta torineze "TuttoSport",
Juventus ka identifikuar Fernando
Llorente si objektivin primar të kësaj merkatoje. Pasi humbën garën me Manchester United për Robin Van Persie, kampionët në fuqi të Italisë i ka prezantuar klubit të Athletic Bilbao një ofertë prej 18 milionë eurosh.
Tratativa, siç
deklaron edhe vetë
Drejtori Sportiv i
Juventus, Giuseppe Marotta është e vështirë, pasi klubi bask nuk ka ndërmend ta shesë benjaminin e saj para vitit 2013, kur edhe i skadon kontrata. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2012,
ora 08:50