Juventus nuk heq dorë nga ylli Realit
Kriza mes të Isco dhe Real Madrid nuk ka përfunduar dhe Juventus kërkon të përfitojë nga kjo, shkruan Albeu.com.

Bardhezinjtë ndjekin nga afër situatën e spanjollit te Los Blancos dhe janë të gatshëm të paraqesin një ofertë për të. Operacioni gjithsesi mund të kryhet në fund të këtij sezoni.

Në fakt Isco me ardhjen e Solarit ka qëndruar shpesh herë në stol dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit.

Ndërkohë për të arritur tek Isco Juventusi po mendon të largojë Matuidin në qershor i cili tashmë është 31 vjec dhe nuk jep garanci për të ardhmen. /albeu/
Shtuar më 11/01/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori