Juventus nuk ndalet në merkato, ofertë zyrtare Lyon për Anour
Juventusi është duke bërë gati ofertën për Houssem Aouar.

22-vjeçari është dëshirë e shumë klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe emra si Arsenal dhe Manchester City, por Juventusi duket favorit.

Sipas Footmercato, një ofertë zyrtare do të bëhet nga Juventusi në ditët e ardhshme.

Lyon kërkon 60 milionë euro, por duket pothuajse e pamundur për Juventusin të ofrojë kaq shumë.

Thuhet se Juventusi është i gatshëm të ofrojë disa zgjidhje, duke ofruar shtatë lojtarë si huazim, ose në shkëmbim.

Në sezonin 2019-20, Aouar ka kontribuar me nëntë gola dhe 10 asistime në 41 ndeshje.
Shtuar më 28/08/2020, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori