Juventus nuk ngopet, piketon 4 lojtarë "yje" për të përforcuar skuadrën
Pëlqej
Pas ardhjes të Cristiano Ronaldos verën që lamë pas ekipi është përforcuar shumë, teksa rezultatet për Juventusin nuk kanë munguar, shkruan Albeu.com.

Përveç Paul Pogba, emri i të cilit është përmendur shpesh kohët e fundit për një kthim tek Juventus, ka lojtarë të tjerë që kampionët e Italisë në fuqi kanë vënë në shënjestër.

Sipas “Tuttosport”, në fakt, Marcelo dhe Isco janë në krye të listës së dëshirave të bardhezinjve.

Emri i katërt, por jo për nga rëndësia, është ai i qendërmbrojtësit të ri të Ajax-it, De Ligt.

Juventus është vënë prej muajsh në gjurmët e19-vjeçarit dhe duket se është në avantazh ndaj konkurrencës falë Mino Raiola-s. /albeu.com.


Shtuar më 07/12/2018, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori