Juventus, ofertë e re për Jovetiç
Juventus e ka seriozisht për Stevan Jovetiç. Pas "jo"-së së Manchester City-t për ofertën e parë, bardhezinjtë janë rikthyer në garë duke modifikuar ofertën.

Sipas asaj që shkruan "Goal.com", Juventus ofron 2,5 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit dhe më pas pagimin e 21,5 milionë eurove në dy vjet për kartonin e plotë të lojtarit malazez. Pra, në total 24 milionë euro.

Një shifër që mund të bëjë City-n të ndryshojë mendje, duke parë edhe blerjen e fundit të Wilfried Bony.

Për Jovetiç interesohet edhe Roma, që në rast të kalimit të Destros te Milani, ti besojë atij një vend në repartin e sulmit. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori