Juventus pa trajner, Ronaldo këmbëngul për Mourinho-n
Juventus nuk ka aktualisht trajner pas largimit të Massimiliano Allegrit, por Ronaldo e ka një emër. Ai është Jose Mourinho.

Ronaldo dhe Jose kanë punuar bashkë tek Real Madrid dhe ylli i Juventusit e vlerëson maksimalisht punën e tij.

Gazetta dello Sport shpjegon se Mourinho i ka dy persona që e mbështesin për ta marrë rolin e trajnerit të Juventusit, Ronaldon dhe Jorge Mendesin.

Edhe pse gjërat nuk kishin shkuar mirë mes dyshes portugeze në Santiago Bernabeu, gjithçka është harruar dhe mbetet në të kaluarën.

Mourinho, i cili e fitoi tripletën historike me rivalin e Juves, Interin në vitin 2010, nuk pëlqehet në Torino për këtë dhe për një arsye tjetër të freskët.

Mourinho ishte tallur me tifozët e kampionit italian pas fitores së Manchester Unitedit ndaj Juventusit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, duke e prekur veshin me dorë në fushë.

Ndërkohë, favorit për këtë post mbetet Simone Inzaghi i Lazios, derisa Maurizio Sarri dhe Sinisa Mihajlovic janë përfolur si kandidatë të mundshëm.
Shtuar më 20/05/2019, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori