Juventus parakalon Interin në garën për Modriç
Mesfushori i skuadrës së Real Madrid, Luka Modriç është gjithnjë e më larg spanjollëve. Futbollisti kroat kërkohet shumë nga kampionati anglez, ai amerikan si dhe Serie A. Interi e ka pasur gjithmonë në fokus kroatin, por së fundmi në garë për të ka dalë skuadra e Juventusit.

Kampionët në fuqi të Italisë janë të gatshë t’i bëjnë një dhuratë Ronaldos që ka pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Modriç në Madrid. Sa i përket aspektit financiar, Juventus është një hap para Interit dhe tashmë pritet një “luftë” e hapur mes dy skuadrave rivale në Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2018, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori