Juventus piketon yllin e Tottenhamit
Juve ka shënjestruar Toby Alderweireld për të përforcuar mbrojtjen. Lojtari i Tottenham i skadon kontrata me Spërsat në vitin 2020, ka një klauzolë prej 25 milionë paundësh ose (rreth 30 milionë eurosh), por drejtori sportiv i Juves Paratici po konsideron një negocim të mundshëm që tani me Tottenhamin.


Ndërkohë belgu mund të luajë si mbrojtës qendror ashtu edhe si mbrojtës i djathtë. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Premier League, teksa është titullar i padiskutushëm si te Tottenhami dhe te Belgjika. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2019, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori