Juventus po mendon për rikthimin e Pogbas
Juventusi po mendon rikthimin e ish-mesfushorit të tyre, Paul Pogba.

Drejtuesit e klubit italian gjithashtu po bashkëpunojnë edhe me agjentin e tij, Mino Raiola, që një gjë e tillë të ndodh.

Javën e kaluar, drejtuesi i Juventusit, Beppe Marotta deklaroi një perspektivë të tillë si një “mirazh” duke marrë parasysh financat.

Sipas gazetës Tuttosport, Marotta ka kërkuar një opsion të ri duke diskutuar një marrëveshje huazimi me Raiolan për t’i vënë Unitedit.

Juve do të duhet të bie dakord të paguajë një tarifë të fuqishme të huazimit për Pogban dhe gjithashtu të mbulojnë pagën e tij prej 13 milionë eurosh.

Por, Juventusi ka shpresa të mëdha pasi thuhet se ky propozim ka mbështetjen e Raiolas.

Super agjenti i ofroi Pogban Manchester Cityt në janar dhe gjithashtu PSG këtë muaj u interesua për të pasi e ardhmja e Pogbas te Unitedi mbetet e turbullt. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori