Juventus po mendon që t'i ofrojë rinovimin e kontratës të dy mbrojtësve
Pëlqej
Andrea Barzagli dhe Giorgio Chiellini janë afër nënshkrimit të kontratës së re me Juventusin.

Të dy lojtarët janë jashtë kontratës në fund të sezonit, por ata duken se nuk kanë dëshirë të lënë "Zonën e Vjetër" këtë verë.

Tuttosport raporton se Chiellini ka rënë dakord për një kontratë të re shumëvjeçare, e cila do të shpallet zyrtarisht në ditët në vijim.

33-vjeçari dëshiron t'i japë fund karrierës së tij në Torino, ndërsa Bianconerët janë të gatshëm t'ia plotësojnë dëshirën.

Ndërkohë, për 36-vjeçarin Andrea Barzagli do të ketë një zgjatje njëvjeçare, duke e mbajtur atë në Juve deri në vitin 2019. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori